Surprise Me!

Report TV - Basha:Kryesia miratoi vendime që t'i japë mundësi çdo demokrati

2018-05-12 0 Dailymotion

Përgjatë dy ditëve, 28-29 prill, Partia Demokratike do mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore. Vendimi është marrë në Kryesinë e selisë blu pas tre orë mbledhje, ku mori pjesë edhe kritiku i Bashës, Arben Imami. Deri në fund të prillit, një grup pune i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Enno Bodzo dhe Fatbardh Kadilli do hartojë ndryshimet statutore.

Grupi anti Basha kundër: Të mblidhet Këshilli Kombëtar
Grupi anti-Basha në PD kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD për të bërë edhe njëherë analizën e humbjes së 25 qershorit si dhe diskutimin e propozimit për ndryshime statutore.

Mbledhja e sotme e Kryesisë së PD është shoqëruar nga debate mes Lulzim Bashës dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ky i fundit i njohur për qëndrimet kritike ndaj kryetarit të PD. Imami i ka kujtuar Bashës se është në rënie të vazhdueshme në sondazhe, edhe pse sipas tij Edi Rama po keqqeveris.

Buy Now on CodeCanyon