Sulmet ndaj kryetarit të partisë dëmtojnë Partinë Demokratike. Kështu tha Lulzim Basha duke iu referuar akuzave të Astrit Patozit dhe kritikëve të tjerë të Partisë Demokratike.<br />Basha deklaroi në emisionin "Opinion" se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, u mor vendimi për krijimin e një grupi për ndryshimet në statutin e partisë, ku u propozua edhe Arben Imami, i cili refuzoi.<br />"Sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike dhe dëmtojnë Partinë Demokratike. Unë po bëj çdo përpjekje që çdokush të gjejë veten e tij në procesin ku PD ka hyrë. Sot mbledhja e Kryesisë ka caktuar Kuvendin Kombëtar ku do të diskutohet statuti i ri Partisë Demokratike. Partia t'i kthehet plotësisht anëtarëve. Ka ardhur koha që ne të aplikojmë standardin europian. <br />Ftesa ime ka qenë dhe mbetet që të vijnë dhe të negociojnë. Garancia që unë dua të shoh në statut është që vlerësimi për meritën e atyre që do kërkojnë besimi për t'u bërë deputet, të vijë nga anëtarët përmes një sistemi", deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.
