Surprise Me!

Report TV - Raporti i Komisionerit Civil. 8 mijë punonjës me diploma tek universitetet private

2018-05-12 4 Dailymotion

Mbi 8 mijë punonjës të administratës shtetërore janë diplomuar në universitetet private në Shqipëri, shumica e të cilëve janë mbyllur nga qeveria tre vite më parë, si piramida arsimore. Ky është konstatimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, reflektuar në raportin e veprimtarisë vjetore për vitin 2017. Nga rreth 80 mijë punonjës që ka administrata shtetërore, KSHMC ka verifikuar 1554 raste nga ku kanë rezultuar se 10 për qind e tyre janë diplomuar në universitetet publike.<br /><br />?Në lidhje me institucionin arsimor ku janë diplomuar, nga 1554 raste të verifikuara, ka rezultuar se, 1369 punonjës janë arsimuar në institucione të arsimit publik; 134 të tjerë në institucione të arsimit privat dhe 51 punonjës kanë kryer studimet jashtë vendit. Në këto shifra, 90% e zënë punonjësit që e kanë marrë edukimin arsimor në arsim publik dhe 10% në arsimin privat. Sipas këtyre të dhënave, rastet e arsimimit në institucionet publike, zënë numrin më të madh të kampionit studimor, në raport me arsimin privat?, thuhet në raportin që pritet të miratohet nga Kuvendi.

Buy Now on CodeCanyon