Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t?i kërkuar asaj rihapjen e hetimeve për Taulant Ballën, kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga avokati Ivi Kaso, kërkoi nga gjykata që prokuroria të rihapë hetimet ndaj Ballës, në lidhje me një dokument që deputeti socialist kishte publikuar në lidhje me dosjen CEZ.

Sipas Shkëlzen Berishës, "Balla e publikoi këtë dokument që përmbante të dhëna personale, në kohën kur ishte kryetar i komisionit parlamentar për këtë çeshtje".

Shkëlzen Berisha e paditi Ballën pak muaj më parë, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën dhe e kaloi dosjen tek Shkalla e Parë në Tiranë.

Kurse prokuroria kishte pushuar hetimet për këtë kallëzim, ndaj Shkëlzen Berisha kërkoi që këto hetime të vijojnë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkelzen-berisha-ne-gjykate-kerkon-rihapjen-e-hetimeve-taulan-ballen