Edvin Kulluri ka folur në studion e Report Tv për çështjet aktuale politike që kanë tërhequr vëmendjen.
Ai shprehet për Partinë Demokratike se ndodhet në ditët e saj më të zeza.

"PD po harxhon energjitë me përçarjet brenda për brenda. Fëmijët marrin shembull nga babai, për këtë arsye PD po ecën në atë mënyrë", është shprehur ai.

Në lidhje me situatën e lobimit ai thotë se është ende e paqartë dhe se PD nevojitet të argumentojë juridikisht.

"Situata e lobimit është e paqartë. Revista Mother Jones që ka kryer investigimin është e majtë. Këtu ka një të vërtetë, PD ka pajtuar për t?u lobuar për interesat e saj në SHBA. Kjo çështje nuk i përket Partisë Socialiste por nëse ka nisur një hetim, Kryetari i Partisë Demokratike duhet të përgjigjet me argumenta të fohtë dhe juridikë e jo me kundërakuza", ka thënë Kulluri.