Mblidhet Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore. Ka filluar seanca dëgjimore me grupet e interesit dhe shoqatat që operojnë në fushat zgjedhore
Bylyknashi ka shprehur se janë bërë diskutime me BE, OSBE, KE dhe komisionin e Venecias për asistencë në reformën zgjedhore.

Përfaqësuesit e ODIHR shprehen te gatshëm për të sjellë ekspertë për financimin e fushatave. Asistence do të jetë verbale ose me shkrim.

Evis Fico, pjesë e Akademisë së Studimeve Politike është shprehur se komisionerët duhet të trajohen për të qenë të pavarur politikisht.

"Duhet të ngrihet një qendër pranë KQZ për trajnimin e komisionerëve. Komisioneret jo zyrtarisht mund të jenë nga partitë politike", është shprehur ai.

Alibeaj ka pyetur nëse ka ndonjë formulë që komisionerët të ngelen të pavarur nga ngasjet politike.