Lulzim Basha hodhi poshtë në emisionin ?Opinion?, në Tv Klan, çdo të dhënë të botuar nga revista amerikane ?Mother Jones? në lidhje me një pagesë të bërë nga një kompani ruse për llogari të Partisë Demokratike, për lobim në shtetet e Bashkuara te Amerikës.

?Muzine Capitol Partners? ka deklaruar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA se ka marrë 675 mijë dollarë nga Partia Demokratike, përmes tre pagesave të kryera, në shumën e 150 mijë dollarëve, 25 mijë dollarëve dhe 500 mijë dollarëve në datat 24 e 27 mars dhe 9 qershor të 2017-ës.

Pagesa prej 150 mijë dollarësh, siç rezulton nga deklarata e bërë nga ?Muzin Capitol Partners? në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, është bërë me 9 qershor 2017 nga ?Biniatta Trade?, një kompani pas së cilës qëndrojnë ruset.

Por Basha tha se ai nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për ?Biniatta Trade?.

Basha: Nuk ka pagesë 500 mije dollarë. 25 mije. Dy herë nga 50 mijë janë për një firmë tjetër lobimi.

Fevziu: Ju nuk e njihni fare ?Biniada Trade??

Basha: Absolutisht jo.

Fevziu: S?e keni dëgjuar kurrë?

Basha: Absolutisht jo deri sa zoti Muzinë bëri deklarimet

Fevziu: Po 500 mishja që keni deklaruar këtu më datë 21 dhjetor ku ka shkuar?

Basha: Ajo nuk ka lidhje me PD. Ti sapo e nxore që nuk lidhje.

Fevziu: Po ku ka shkuar?

Basha: Nuk ka fare lidhje, është ?non? çështje

Të gjitha këto akuza tha Lulzim Basha kanë për autor Kryeministrin Rama.

?Interesi i Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga kokaina dhe droga me interesin e një gazete të ekskretimit të majtë për t?i rënë Trumpit. Nga Soros kjo gazetë ka marrë 1.1 milionë dollarë.?

Vetë revista reagoi me ane të një deklarate për akuzat e Bashës se ishte paguar nga Edi Rama edhe pse Basha paralajmëroi se do ta hedhë në gjyq për shkrimin e bërë.

?Muzin Capitol Partners? e përmend shumën prej 150 mijë dollarësh që ka marrë nga ?Biniatta Trade? si në kontratën e deklaruar me kompaninë offshore që zotërohet nga rusët ashtu edhe ne Suplementin e Deklaratës, në të cilat sqaron si dhe nga kush u paguan në tërësi 675 mijë dollarët dhe se si për llogari të lobimit pro Partisë Demokratike në Uashington pagoi 100 mijë dollarë. Kontrata e lobimit flet për takime me bashkëpunëtorë të Shtëpisë së Bardhë, kongresmenë dhe media, përfshire kontakte me një gazetar të ?The New York Times? dhe një intervistë në ?BreitBart News?.