Edhe qarku i Lezhës nuk i ka shpëtuar përmbytjeve të ditëve të fundit. Qindra hektarë tokë bujqësore në fushën e Torovicës ndodhen nën ujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Shkak i këtyre përmbytjeve është bërë shkrirja e menjëhershme e dëborës dhe reshjet e shiut. <br /><br />Reshjet e shiut dhe shkrirja e menjëhershme e dëborës sollën përmbytje edhe në fushën e Torovicës në Lezhë. Nga përmbytjet, me qindra hektarë tokë ndodhen nën ujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Fermerët e kësaj zone shprehen se përmbytjet janë të vazhdueshme sa herë që ka reshje të dendura shiu, e kjo vjen nga mos ndërhyrja në kolektorin kryesor kullues dhe hidroforin e Balldrenit.<br /><br />Një nga Fermerët është shprehur: ? Po të bjerë vetëm dy ditë shi ne jemi të rrezikuar nga përmbytjet dhe ne nuk mund ti mbjellim tokat bujqësore. Kanalet janë të pa pastruara dhe as një njeri nuk interesohet.?