Banorët e fshatit Romanat në Durrës prej vitesh nuk kishin aparat matës të ujit të pijshëm. Kanë qenë punonjësit e ujësjellësit ata që kanë konstatuar këtë fenomen.<br /><br />Përgjegjësi i repartit të Shijakut Ivo Doçi është shprehur se Ujësjellësi ka instaluar 55 matës uji në këtë fshat, aq sa janë edhe shtëpi banimi.<br /><br />Ndërkohë veç banesave rezultoi se pa matës të ujit të pijshëm ishin edhe 5 biznese që operojnë në këtë zonë.