Ujërat e zeza janë bërë një problem tepër shqetësues për banorët e lagjes periferike Uznovë? në qytetin e Beratit.
Kjo zonë ka problematika të mëdha dhe banorët shprehen se ndihen krejtësisht të harruar nga qeveria dhe se ato kujtohen vetëm në fushata elektorale.
Ky problem është lënë në mëshirë të fatit për më shumë se 20 vite.

Përveçse ujërave të zeza të cilat derdhen në një kanal, kjo lagje ka edhe mjaft problematika të tjera, si infrastruktura krejtësisht e shkatërruar dhe ndotja nga plehrat, të cilat janë prezente kudo.

E populluar më së shumti nga komuniteti rom, këto banorë duket se janë shumë larg standarteve për të pasur hapësira të gjelbra dhe ndriçim.
Banorët shprehen se: Qindra familje të kësaj lagjeje, që vetëm emrin ka të tillë ndihen krejtësisht të harruar nga shteti dhe siç edhe thonë, vetëm në fushata elektorale kujtohen.

Nga ana tjetër, me rritjen e temperaturave banorët shprehen se ndihen të rrezikuar për përhapjen e epidemive kryesisht tek fëmijët që luajnë mes plehrave, ndërkohë që aroma e keqe që përhapet nga kanali ndotur ndihet kudo.