Surprise Me!

Ora News - Kotzias: Janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve me Shqipërinë

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist në lidhje me negociatat e zhvilluara së fundmi me palën shqiptare për kufirin detar duke thënë se tashmë pas dy vitesh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull mes dy vendeve.

Deklaratën kreu i diplomacisë greke e ka bërë në një intervistë për gazetën vendase "Documento".

Ndonëse media greke i ka dhënë vëmendjen kryesore qëndrimeve të Kotzias për konfliktin e fundit me Turqinë, jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur konsideratat për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

"Me këto dy vende fqinje kemi probleme qe lidhen me historine, kulturen, trashegimine. Ndersa me Turqine problemet jane me "te ashpra", lidhen me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike" ka nënvizuar Kotzias.

Ai ka kritikuar qëndrimet kundërshtuese të opozitës greke në lidhje me bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke thënë se partitë kundërshtare të qeverisë helene nuk duan zgjidhjen e këtyre problemeve historike të mbartuara me vendet fqinje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kotzias-jane-pjekur-kushtet-zgjidhjen-e-problemeve-me-shqiperine

Buy Now on CodeCanyon