Kjo është Uta Ibrahimi 35 vjeç, vajza e vetme shqiptare deri më sot që është ngjitur në majën më të lartë të botës, në malin Everest. Për mikrofonin e televizionit ?Klan Plus?, Uta tregon se si nisi pasioni i saj për alpinizmin.
Të ngjisësh majën më të lartë të botës, nuk është një vendim i lehtë. Ajo kishte kohë që stërvitej ndërkohë që nuk e harron castin kur e ftuan para një viti për të marrë pjesë në këtë mision.
Mbështeje e madhe për të ka qenë edhe familja.
Uta shprehet se të qënit në majën më të lartë të botës, është një ndjesi që nuk mund të përshkruhet.
Megjithatë, ajo nuk do të ndalet me kaq.
Trajneri i saj, Xhimi Begeja, ka qenë mbështetësi më i madh për ngjitjen në Everest.
Uta ja doli të kapërcejë çdo paragjykim dhe të bëjë realitet ëndrrat e saj. Ajo ka një një mesazh për të gjitha ato gra dhe vajza të cilat përballen çdo ditë me paragjykime dhe një mentalitet që nuk ju ofron shumë mundësi.