Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar, ku një furgon që transportonte nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 nxënës janë plagosur.

Policia sqaron se 4 nxënës 17-vjeçarë janë dërguar në spitalin e Beratit, një tjetër Romina Kapllani është sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë në Spitalin e Skraparit pasi nuk kanë rrezik për jetën.

"Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën", informon policia e Beratit.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ora 10:30 Vajza që mbërriti në Tiranë do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Drejtori i Qendres së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj në një prononcim për median informoi se gjëndja e përgjithshme shëndetësore e vajzës është e mirë.

"Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë" u shpreh doktori.

Ora 10:05 Një prej nxënësve të plagosur sillet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skrapar-furgoni-me-nxenes-del-nga-rruga-6-te-plagosur