Një grup sipërmarrësish francezë vizituan qytetin e Tiranës.
Ata u njohën nga afër me realitetin shqiptar, vlerat dhe mundësitë që ofron vendi ynë për të investuar dhe bashkëpunuar në fusha të ndryshme.
Por nga ana tjetër te krijonin dhe ura bashkëpunimi dhe marrdhënie ekonomike midis dy vendeve.
Tirana është një qytet që ofron mundësi të mira për investime të huaja.
Kjo është përshtypja që krijuan një grup prej 60 sipërmarrësish francezë nga krahina e Lionit në përfundim të vizitës së tyre në Tiranë.
Dje pasdite ata u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i njohu me projektet, mundësitë e bashkëpunimit, lehtësirat që ofron kryeqyteti shqiptar për të investuar, dhe në fund mbollën edhe disa pemë në lulishtet e sheshit ?Skëndërbej?, në shenjë të miqësisë mes dy vendeve.