Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave për lobimin rus. Rama i kërkoi Bashës dje që të shkonte në prokurori dhe të jepte shpjegime për lobimin dhe rusët. Nga selia e PD, Basha i kërkoi sot kryeministrit që të presë me qetësi hetimin nga prokuroria dhe FBI.<br />?Mjegulla dhe sulmet ndaj opozitës, që ka bërë transparencë të plotë sipas ligjit nuk do të na mbyllin gojën për të çliruar ekonominë nga monopolet, krimi dhe drogë. PD, i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin.<br /><br />As ulërimat e Ramës dhe dëshpërimi i Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga kokaina në Maminas dhe lirimi i Tahirit. Fokusi ynë është te lufta kundër krimit. Rama të presë verifikimin nga prokuroria. Dje na doli një lajm që po verifikon edhe FBI, të presim rezultatin? deklaroi Basha.
