Surprise Me!

Ora News - Ulet papunësia, niveli më i ulët në tre vitet e fundit

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulet papunësia në vend duke arritur në nivelin më të ulët në tre vitet e fundit.Sipas të dhënave të INSTAT, pavarësisht uljes në total të nivelit të papunësisë shqetësim mbetet punësimi i të rinjve të moshës 15- 29 vjeç. Ndërkohë në bazë të qyteteve,Vlora dhe Lezha renditen si qytetet me papunësinë më të lartë e ndjekur më pas nga Tirana, Berati e Fieri.

Niveli i papunësisë te të rinjtë mbetet më i larti edhe në tremujorin e fundit të 2017.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në total niveli i papunësisë është ulur duke kapur nivelin më të ulët në katër vitet e fundit.

Në bazë vjetore niveli i papunësisë për 2017 është 13.7 % nga 15.3% që ishte në 2016.

Por pavarësisht kësaj, kategoria 15-29 vjeç ka nivelin më të lartë të papunësisë me rreth 24.6%.

Edhe pse krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë papunësia është ulur tek të rinjtë, përsëri ata mbeten kategoria më problematike.

Qyteti bregdetar i Vlorës rezulton me nivelin më të lartë të papunësisë në vend e ndjekur më pas nga Lezha, Tirana, Fieri dhe Berati.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ulet-papunesia-niveli-me-i-ulet-ne-tre-vitet-e-fundit

Buy Now on CodeCanyon