UEFA vazhdon të interesohet mbi ecurinë e punimeve në Arenën Kombëtare. Kreu i zhvillimit të federatave në UEFA, Thierry Favre, pa nga afër punën që po bëhet aty ku më parë gjendej stadiumi Qemal Stafa.

?Jam i kënaqur me ecurinë. Stadiumi pritet të përfundojë në mars- prill të vitit të ardhshëm dhe ne jemi të lumtur që Shqipëria do të ketë një stadium modern i cili do t?i bashkohet atij të Elbasanit dhe Shkodrës.?

Deri më tani ka përfunduar më shumë se 50% e punimeve. Federata do të konkurrojë sërish me Arenën Kombëtare për të fituar të drejtën e organizmit të Superkupës së Europës, por inspektori i UEFA-s tha se konkurrenca do të jetë e fortë.

Tv Klan