Nxënësit e aksidentuar një ditë më parë me autobus në fshatin Vërzhezhë të Skraparit kanë treguar për Report Tv momentet e tmerrit. Të rinjtë kanë rrëfyer sot përjetimet e tmerrshme, teksa thonë se autobusi pasi ka dalë nga rruga është rrokullisur katër herë dhe ka përfunduar në përrua.<br />?Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frikë. Në mikrobus ishin rreth 26 nxënës të një shkolle?, tregojnë nxënësit.<br /><br />Nxënësit udhëtonin çdo ditë nga fshati Vërzhezhë drejt qytetit të Çorovodës, pasi në fshat nuk ka shkollë të mesme. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime dhe fraktura, ndërsa një vajzë u soll dje me helikopter në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhej në gjendje të rëndë.
