Lumi Shushicë në Selenicë është kthyer në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.
Prej shumë kohësh, banorët e njësisë administrative Kotë i hedhin mbeturinat në lumë, sepse sipas tyre bashkia nuk ka përcaktuar asnjë vend për mbetjet, ndaj e vetmja zgjidhje për ta mbetet lumi.

Siç duket dhe nga pamja kjo është një masakër mjedisore për vetë faktin se kjo njësi administrative nuk ka vend për grumbullimin e mbetjeve urbane, duke e kthyer lumin e Shushicës në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme.

Banorët e fshatit Kotë, shprehen duke u ankuar se:
Asnjëherë nuk është dhënë zgjidhje nga bashkia e Selenicës për depozitimin në një vend të caktuar të mbetjeve.
Banorët e kësaj zone si rrugën më të shkurtër për ti hedhur plehrat, kanë lumin e Shushicës.
Duhet theksuar se lumi Shushicë kalon në lumin Vjosë e më pas derdhet në det, ndërkohë që mbetjet e ndryshme po shkaktojnë edhe një katastrofë ekologjike.
Ndërkohë që dalja nga shtrati në pjesë të ndryshme e këtij lumi po shkakton probleme edhe në kontaminimin e kullotave duke sjellë rrezik edhe tek bagëtitë e më pas në të gjithë zinxhirin ushqimor.
Pra shkaktohet një ndotje masive e lumit në tërësi.