Rruga Shirq-Derragjat në zonën e Dajçit është e bllokuar. Fshati Shirq është më i godituri si shkak i rritjes së nivelit të ujit. Dëmët në këtë zonë janë të mëdha, kryesisht në të mbjella. Banorët thone se ushqimi për kafshët është drejt fundit.<br /><br />E vetmja mënyrë për të parë parcelat e tokave të mbjella është përmes varkave ku në disa vende uji i kalon edhe dy metra. Shtëpi të rrethuara nga uji dhe kafshë të cilat nuk kanë ushqim. Kjo është situata në fshatin Shirq.<br /><br />Lumi Buna në disa vende ka dalë nga shtrati duke përmbytur plotësisht 1850 hektarë tokë bujqësore. Ndërsa shkarkimet në Vaun e Dejës vijojnë me 800 metër/kub ujë në sekondë nga porta dhe 500 metër kub ujë në prodhim.