Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

A do të ketë një bashkëpunim Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për integrim para zgjedhjeve lokale?

Kësaj pyetje askush nuk i jep një përgjigje të plotë në asnjë nga selitë përkatëse por kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka lënë të kuptohet se partia e saj e kërkon një aleancë të tillë.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, ajo nuk e mohoi se të dyja partitë politike mund të kenë kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Kryemadhi: LSI ka vendosur në punë strukturat për evidentimin e kandidaturave.

Pyetje: Do të keni kandidatura të përbashkëta me PD-në?

Kryemadhi: Po edhe mund të kemi.

Edhe pse të pozicionuar qartë në opozitë, për Kryemadhin bashkëpunimi me qeverinë për të mirën e vendit nuk ka asgjë të keqe dhe për këtë LSI e ka shembullin e fundit, bashkimin e votave me PS për miratimin e ligjit të vettingut në polici.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-lsi-me-kandidate-te-perbashket-ne-zgjedhjet-lokale-te-2019