stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pak ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi një vëzhgim në disa zona periferike dhe rrugë nacionale, ku autobusë dhe furgonë ndalojnë vend e pa vend për pasagjerë, duke u kthyer në rrezik publik.

Por situata nuk ka ndryshuar te rrethrrotullimi i Saukut apo pranë qendrës tregtare TEG. Ndërsa pranë sanatoriumit, bashkia ka vendosur kangjella për të bërë të pamundur ndalimin e këtyre automjeteve.

Gazetarja e emisionit ?Stop? komunikoi me disa qytetarë në lidhje me ndalesat e rrezikshme të autobusëve dhe fugonave në rrethrrotullimin e qendrës tregtare TEG, për të parë ndërgjegjësimin e tyre, por ishte e kotë.

Qytetari 1 ? Na bie larg që andej, na bie shumë keq.

Qytetarja 2 ? Jemi sefte, nuk ja dimë? është hera e parë dhe do bëjmë kthesë.

Qytetari 3 ? Ta zgjidhë bashkia. Të shkoj unë deri atje? Ça taksirati kam unë? Unë nuk jam pengesë, nuk jam shkaktari i kësaj pune.

Qytetari 4 ? Këtu ka hapësirë për momentin.

Një ndër autobusët që ndalonte në rrethrrotullimin e qendrës tregtare, pasi pa prezencën e emisionit ?Stop? nuk ndaloi, por vijoi rrugën, duke lënë në këtë mënyrë një pasagjer të frustruar në rrugë.

Shoferi i një autobusi tjetër që ndaloi u shpreh: ?Po ça të bëj? Nga halli e kam?. Ndërsa një tjetër, i pyetur nga gazetarja nëse e di që nuk lejohet ndalesa aty, thotë: ?E ça pastaj?.

Gjithashtu në rrethrrotullimin e Saukut autobusët vijojnë të ndalojnë vend e pa vend, por kur shikojnë emisionin ?Stop? që po i vrojton, atëherë vijojnë rrugën.

Por për rrethrrotullimin e sanatoriumit, Bashkia Tiranë ka reaguar, duke vendosur kangjella në mënyrë që të pengojë ndalesat e këtyre automjeteve të shërbimit publik.