Surprise Me!

Ora News - Dhimbje barku, koke? 25 euro seanca dhe "shërohesh përmes telefonit"

2018-05-12 15 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pa dyshim që mund të keni dëgjuar për shëronjësit shpirtëror, që pretendojnë se bëjnë mrekulli me një prekje, që heqin magji etj etj.

Dy të tillë ekzistojnë edhe në Gjirokastër, Evis Zajmi-Ramusholli dhe Engjell Qato.

Ata pretendojnë se kanë dhunti të veçantë deri në atë pikë sa seancat mund ti realizojnë edhe në distancë.

Supozojmë, nëse ti ke dhimbje koke dhe stomaku mjafton ti dërgosh një foto në fb e tyre dhe gjithçka zgjidhet.

Gazetarja e BOOM kontaktoi vetë me dy shëronjësit. Lexoni bisedën më poshtë për të kuptuar më shumë rreth këtij "biznesi", ku seancat kushtojnë jo pak.

Gazetarja: Kam një javë që kam dhimbje shumë të forta stomaku dhe dhimbje të forta koke.

Shëronjësi shpirtëror: Do më marrësh rreth orës 2-3. Të lidhem me atë partneren time dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Gazetarja: Me zonjën Evis.

Shëronjësi shpirtëror: Po, se të dy do të bashkëpunojmë. Unë kam fuqi shëruese, ajo ka shikimin. Shikimin e forcës së padukshme.

Gazetarja: Unë nuk ngrihem dot nga vendi, mund ta realizojmë dot me telefon?

Shëronjësi shpirtëror: Mund ta bëjmë dhe në distancë. Ke faqe facebooku?

Gazetarja: Po.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhimbje-barku-koke-25-euro-seanca-dhe-sherohesh-permes-telefonit

Buy Now on CodeCanyon