Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historia që do ju tregojmë nuk është nga ato telenovelat turke, por histori reale. Nusja helmoi vjehrrën me bar miu duke i thënë se ishte ilaç që hoxha i kishte dhënë për të larguar syrin e keq dhe sherret që kishin përfshirë në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz në prill të vitit të kaluar. Ndoshta me peshën e fajit nusja vendos të rrëfehet tek një imam në Qytetin Studenti, i cili e regjistron me video dhe audio. Më pas ia tregon familjarëve të gruas.

Videon e sheh dhe djali, Oltjani i cili menjëherë bën denoncimin në polici.

Mbremjen e sotme është arrestuar nusja për veprën penale ?Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare, si dhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi, mes tyre imami dhe vjehrri i të akuzuarës.

Ora News sjell dëshmitë e djalit në prokurori dhe çfarë rrëfeu nusja tek imami.

Historia

Marjana Çmeta ishte nuse shpie në familjen e Oltjanit që prej majit të 2016. Por zënkat mes nuses dhe djalit dhe vjehrrës ishin të shumta. Madje një ditë mes nuses dhe vjehrrës kishte pasur dhe konflikt fizik.

Dëshmia e djalit, Oltjan Lami: "5 muaj para vdekjes së mamasë, Marjana dhe mami janë zënë fizikisht. Ka qenë Marjana që e ka kapur për flokësh mamanë time dhe janë gjuajtur. Kam ndërhyrë unë për ti ndarë. Babai i tha Marjanës të ikte nga shtëpia dhe ajo është larguar për 5 ditë, pastaj është kthyer prapë pasi babai im Agimi e fali.

Ishte 30 prill 2017 Ora 06:30: Marjana kishte hyrë në banesë shumë shpejt. Natën e kishte kaluar tek familja e prindërve ndërsa në mëngjes ishte kthyer në banesë për të përcjellë të shoqin për në punë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-helmoi-me-leng-portokalli-si-ia-nxori-sekretin-imami-nuses-vrasese