Surprise Me!

Wess Mitchell vizitë në Beograd - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Uess Mitchell ndodhet sot në kryeqytetin e Serbisë, ku mbërriti pas ndalesës në Shkup një ditë më parë.

Mitchell do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç; kryeministren Ana Brnabiç; ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç; si dhe udhëheqësit e opozitës.

Çështja kryesore që pritet të dominojë bisedimet është integrimi i Serbisë e sigurisht edhe marrëdhëniet me Kosovën. SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë se nuk mund të ketë progres përsa kohë Beogradi nuk zgjidh problemet me Prishtinën.

Këtë fakt zyrtari i lartë amerikan e bëri të ditur edhe pak ditë më parë, gjatë ndalesës së parë që bëri në Kosovë. Nga Prishtina, ai theksoi se SHBA do të inkurajojë dialogun mes dy vendeve dhe përmirësimin e marrëdhënieve.

Turneu i ndihmës sekretarit të shtetit Wess Mitchell në Ballkanin Perëndimor do të zgjasë deri më 17 mars, e pas Prishtinës, Shkupit e Beogradit, ai do të ndalojë edhe në Athinë dhe kryeqytetin qipriot, Nikozi. Shqipëria nuk do te jete pjese e axhendes se tij.

Buy Now on CodeCanyon