Surprise Me!

Ora News - "Shefi" në Itali, 21 shqiptarë të arrestuar për trafik droge, u kapën 2.3 ton kanabis

2018-05-12 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokruroia e Barit ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë i koduar ?Shefi? i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia Italiane në bashëkpunim me Policinë shqiptare e nën koordinimin e Drejtorisë së përgjithshme të Antimafias Italiane.

Operacioni Shefi ka çuar në arrestimin e 43 personave, 21 shqiptarë, 20 italianë e 2 shtetas rumunë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri (1 urdhër arrestimi ndërkombëtar) e në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2016 e kanë zbardhur se të arrestuarit janë anëtarë të dy organizatave kriminale të trafikut të drogës që operonin në Shqipëri dhe në rajonet italitane të Puglias, Sicili, Kampagna, Kalabri e Abruzzo.

Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Nga droga e sekuestruar mund të përgatiteshin rreth 7 milionë doza të vecanta droge.

Lënda narkotike trafikohej përmes detit nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias ku ishin pozicionuar dhe magazinat e konservimit të drogës pas zbarkimit.

Në lagjen Carrasi të qytetit të Barit, policia italiane ka lokalizuar një magazinë droge si dhe ka identifikuar një shtetas shqiptar i konsideruar si kreu i njërës prej organizatave të trafikantëve i cili administronte trafikimin e drogës nga Shqipëria në territorin italian.

Suksesi i Operacionit Shefi u përcaktua dhe nga Repartit i Investigimit të pëbashkët Itali-Shqipëri i ngritur më korrrik të 2017 në Tiranë, nga Prokuroria e Krimeve të rënda shqitpare si dhe nga agjensia Eurojust.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/operacioni-shefi-detaje-te-reja-21-shqiptare-te-arrestuar

Buy Now on CodeCanyon