Armando Pezaku shoferi që transportoi 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas dhe menaxhari i kompanisë ?Arbri Garden? Donald Lushaj kanë apeluar masat e sigurisë arrest me burg caktuar 10 ditë më parë.

Ata pretendojnë se nuk kanë pasur dijeni për lëndën narkotike që u gjet në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit me banane të ardhur nga Kolumbia.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të shqyrtojë kërkesat e dy të rinjve në datën 20 Mars.

Pezaku dhe Lushaj janë dy të arrestuarit e vetëm deri tani për super ngarkesën e kokainës. Ndërsa në kërkim vazhdon të jetë pronari i ?Arbri Garden?, Arbër Çekaj.

Gjetja e 41-vjeçarit për Policinë dhe Prokurorinë shqiptarë është shumë e rëndësishme. Në adresën e dhënë në Gjermani Çekaj nuk është gjetur nga autoritet e atij vendi, duke shtuar misterin mbi roli që ai ka patur në trafikun e kokainës

Disa letër porosi janë dërguar në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentine vende me të cilat ?Arbri Garden? kishte marrëdhënie tregtare. Autoritetet u jane drejtuar edhe autoriteteve në Itali pasi ka dyshime se konteneiri është kontrolluar në portin e Livornos.