Dita e Verës në qytetet shqiptare duket tashmë se është kthyer në një traditë simbolike, e cila i ka zanafillat që në kohët e hershme.
Kjo ditë shënon fillimin e mbarë të pranverës, ku çdo krijesë fillon gjallërohet, merr jetë, rifillon ciklin e vazhdimësisë së jetës.
Festime dhe aktivitete të shumta janë organizuar për të pritur ditën e parë të pranverës.
Thuajse në të gjitha qytetet e vendit qytetarët po festojnë duke u argëtuar me koncerte dhe larmishmëri festive për ditën e verës e cila tashmë është kthyer në traditë.

Dita e Verës në rrethe

Dita e verës sot është festuar në të gjitha qytetet e vendit.
Qytetarë të shumtë kanë dal për të shijuar rrezet e diellit njëkohësisht edhe për t?u argëtuar me aktivitet e organizuara nga bashkitë e qyteteve.
Si gjithmonë Elbasani mbetet kryeqendra e festës për Ditën e Verës.
Sot kulmojnë aktivitet për këtë festë pagane që vjen nga thellësia e shekujve.
Edhe qeveria shqiptare është zhvendosur prej dy ditësh në Elbasan.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri zhvilloi mbledhjen e qeverisë dhe më pas në një deklaratë për shtyp bëri të ditura prioritetet strategjike të investimeve në këtë qark.