Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Urat e muzikës do të bashkojnë këtë herë në skenë Shqipërinë dhe Greqinë. Këngëtarë dhe tenorë të njohur grekë do të performojnë në skenën e kishës ortodokse, këngë tradicionale shqiptare. Vikena Kamenica do të performojë me tenorin e njohur grek këngë shqiptare si dhe greke. Konverti është organizuar nga Teatri i Operas dhe biletat për koncertin e datës 15 janë shitur të gjitha.

Atë që se bashkon dot historia apo edhe përpjekjet e politikës për ti tejkaluar problemet që ndajnë dy vende është provuar që e bën arti dhe sidomos muzika. Kjo do të ndodhë edhe midis Shqipërisë dhe Greqisë e cila ka zgjedhur të ngrejë urat e bashkëpunimit nëpërmjet muzikës tradicionale të dy vendeve.

Muzika tradicionale e dy vendeve do të vihet në skenë në qendrën Kulturore të Kishës Ortodokse në Tiranë në 15 mars dhe në Vlorë në 16 mars.

Një koncert i dedikuar këngës dhe muzikës tradicionale greke dhe shqiptare, nën interpretimin e dy artistëve, mezzo sopranos, Vikena Kamenica dhe tenorit grek, Stavros Salabasopoulos.

Dy artistët do të performojnë këngë solo dhe në duete, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë helene.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/muzika-bashkon-shqiperine-dhe-greqine