Surprise Me!

Report TV - Përmbytjet/ Situata vijon të jetë problematike në zonën e Nënshkodrës

2018-05-12 0 Dailymotion

Në një lidhje me gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja, në Shkodër jemi informuar për situatën aktuale me të cilën po përballet qyteti.<br /><br />Kemi zgjerim të sipërfaqes së përmbytur në gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës, kemi rreth 2400 ha nën ujë, duke përfshirë Njësinë Administrative Ana e Malit dhe të Dajçit. Kemi një rritje të nivelit te ujit me rreth 10 cm ne gjithë sipërfaqën qe tashmë është pushtuar nga uji.<br />Banorët kanë kërkuar ndërhyrje të shtetit dhe të mos mashtrohet me shifra sepse përmbytja sipas tyre është nga shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Uji është shumë pranë banesave të zonës Anë e Malit.<br />Gjendja është e njëjtë, madje ka problem edhe në zona të tjera si në zonën e Livadheve, rritja e nivelit te ujit në liqenin e Shkodrës rrezikon 6 banesa. Një zonë e përmbytur në vitin 2010 gjatë përmytjeve masive që përfshine qarkun e Shkodrës gjatë atij viti.

Buy Now on CodeCanyon