Politika ka uruar njëzëri ?Ditën e Verës? për të gjithë qytetarët. Nga qyteti i Elbasanit, aty ku festohet më shumë ?Dita e Verës?, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të punojë që e nesërmja të shkëlqejë si kjo Ditë Vere. Kryeministri vizitoi panairin ?Dita e Verës 2018?, ku përcolli dhe një mesazh urues për të gjithë, duke premtuar në vazhdim më shumë punësim, rritje ekonomike dhe siguri.<br />?Ka filluar të mos mbahet dot mend që kur kemi ardhur këtu në Elbasan për ditën e parë të Verës, por mbaj mend shumë mirë se si ka qenë Elbasani dhe e vërtea është se përsëri në këtë Ditë Verë nuk është e vështirë të shquhen ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur nga viti i kaluar, të tjera patjetër do të ndodhin.<br /><br />Më e rëndësishmja është të fuqizojmë vazhdimisht mundësitë e njerëzve për të pasur më shumë punësim, ekonomi, më shumë siguri për të nesërmen. Hap pas hapi diçka po bëhet në funksion të një të nesërmje, që e nesërmja do të shkëlqejë si kjo ditë Vere?, tha Rama.