Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e ftuar sonte në emisionin ?Repolitix? të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv.
Intervista e Monika Kryemadhit në REPORT TV
LSI mes shumicës dhe opozitës?
Mirëmbrëma! Gëzuar Ditën e verës, vera simbolizon ringjalljen, edhe rilindje mund të themi, por ngaqë disa fjalë i konsumojmë më shumë sesa duhet, pastaj ngjallin neveri. 27 vitet e trazicionit kanë krijuar një mentalitet të varfër, pasi mendojnë nëse voton një ligj të qeverisë ti je me atë, apo e kundërta. Vettingu në polici është i domosdoshëm, ligji që na ishte paraqitur ishte i dobët. Ne nuk mund të thonim, jo. Nëse PS nuk do të pranonte amendamentet tona do të vononim kundër. Ishte një sjellje ndryshe që i mungon politikës shqiptare. Ne bëjmë opozitë për t?u shërbyer shqiptarëve.

Pati një sjelle ndryshe edhe nga shumica?
Edhe atyre u interesonte që të kalonte një ligj me më shumë vota, jo se nuk i kishin votat. Ligji krijon disa korniza, duke filluar nga drejtorët.