Policia e Tiranës ka zbardhur disa vjedhje të ndodhura në kryeqytet, si dhe ka ndaluar një person e ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij. Gjatë operacionit të koduar "Shëtitësit", u ndalua 27-vjeçari Eriol Pane. Ky i fundit dhe dy bashkëpunëtorët e tij M.V. 31 vjeç dhe A.L. 19 vjeç, vidhnin televizorë, materiale ndërtimi, sende parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, të cilat më pas i shisnin në qytetin e Durrësit.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:
1. Më datë 13.03.2018 në Unazë të Re dyshohet se kanë vjedhur dyqanin me vegla pune si dhe disa kuti me tela të ndryshme elektrike, me ngjyra e dimensione të ndryshme në pronësi të shtetasit A.P.
2. Më datë 14.03.2018, në rrugën ?Sokrat Miho? në zonën e Unazës së Re në Tirane, dyshohet se kanë vjedhur një televizor, në një magazine në pronësi të shtetasit M.K.
3. Më datë 03.03.2018, në rrugën ?Azem Meshi?, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kasetofonin e mjetit tip ? Fiat? në pronësi të shtetasit G.S.
4. Më datë 06.03.2018, në rrugën ?Thoma Koxhaj? gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur magazinën në përdorim nga shtetasi E.D., ku i kanë marrë disa vegla pune.
5. Më datë 08.03.2018 tek 'Astiri' dyshohet se kanë vjedhur celularin e shtetasit G.F.
6. Më datë 08.03.2018 në Katund të Ri, dyshohet se ne një lokal kanë vjedhur celularin e shtetasit M.V.
7. Më datë 12.03.2018 në rrugën ?Tre Dëshmorët?, në bodrumin e një pallati dyshohet se kanë vjedhur me thyerje punishten e duraluminit në pronësi të shtetases E. K., ku kanë marrë një gur fresibël dhe një trapan.
8. Më datë 13.03.2018 në rrugën ?Thoma Koxhaj?, dyshohet se kanë vjedhur një magazinë që përdorej nga shtetasi A.Z., ku kanë marrë një vinç dhe dy pompa uji.
9. Më datë 13.03.2018 në rrugën ?Loni Ligori?, dyshohet kanë vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit A.S.,ku kanë marrë dy makina qethje dhe një televizor plazma.
10. Më datë 13.03.2018 në rrugën ?Loni Ligori?, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën e shtetasit A.S., ku kanë marrë dy saldatriçe dhe 30 metër linear kabull.
11. Më datë 26.02.2018 në rrugën ?Panajot Pano?, dyshohet se kanë vjedhur targën e parme dhe të pasme të mjetit tip ?Honda?, në pronësi të shtetasit E.K.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.