Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grup hajdutësh që ishte kthyer në tmerrin e bizneseve dhe magazinave kryesisht në zonën e Unazës së Re të Tiranë.

Njëri prej anëtarëve të këtij grupi hajdutësh janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

I arrestuar Eriol Pane., 27 vjeç, banues në Tiranë. U shpallën në kërkim shtetasit ? M. V., 31 vjeç, banues në Tiranë. A. L., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Tiranës informon: "Autorët vidhnin televizorë, sende dhe materiale ndërtimi, sende dhe materiale parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, ku më pas i shisnin në qytetin e Durrësit. Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat dhe në disa rrethina të Tiranës."

Grabitjet

1. Më datë 13.03.2018 në Unazë të Re dyshohet se kanë vjedhur dyqanin me vegla pune si dhe disa kuti me tela të ndryshme elektrike, me ngjyra e dimensione të ndryshme në pronësi të shtetasit A.P.

2. Më datë 14.03.2018, në rrugën ?Sokrat Miho? në zonën e Unazës së Re në Tirane, dyshohet se kanë vjedhur një televizor, në një magazine në pronësi të shtetasit M.K.

3. Më datë 03.03.2018, në rrugën ?Azem Meshi?, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kasetofonin e mjetit tip ? Fiat? në pronësi të shtetasit G.S.

4. Më datë 06.03.2018, në rrugën ?Thoma Koxhaj? gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur magazinën në përdorim nga shtetasi E.D., ku i kanë marrë disa vegla pune.

5. Më datë 08.03.2018 tek 'Astiri' dyshohet se kanë vjedhur celularin e shtetasit G.F.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-identifikohen-hajdutet-e-magazinave-tek-unaza-e-re-e-kombinat