Zbardhen të tjera detaje nga lobimi i PD në SHBA përmes një kompanie e cila sipas investimit të revistës amerikane "Mother Jones" rezulton e lidhur me rusët. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla publikoi kontratën e firmosur nga Lulzim Basha me kompaninë "Muzin Capitol" e cila është pajtuar nga skocezja me pronarë rusë, Binniata Trade, për të lobuar në departamentin amerikan të shtetit për interesa të PD. <br /><br />Sipas Ballës, kanë qenë biznesmenë rusë të cilët kanë paguar për PD-në në Uashington. "Ç?ke bërë ti me ndihmën ekonomike ruse, Lulzim? Kush kanë qenë këta shqiptaro-amerikanë fantazmë që paskan mbledhur për ty 1 mln usd, për një kryedembel, për të baltosur Shqipërinë. Nuk bëhen 100 shqiptarë që të mblidhen për të sharë Shqipërinë, nuk e bëjnë shqiptarët këtë.