Rrëshqitja e një masivi dheu gjatë natës në lagjen Varosh të Lezhës shembi murin mbajtës të rrugës së kalasë dhe rrezikoi disa banesa.

Ishin punonjësit e shërbimit që ndërhynë për të hapur rrugën e bllokuar nga gurët.

Specialistet e urbanistikes dhe emergjencave civile pranë bashkisë së Lezhës e konsiderojnë situatën emergjente. Dy banesa ndodhen mbi zonën ku ka patur rrëshqitje ndaj edhe kërkohet ndërhyrje emergjente.

"Jemi duke bërë edhe monitorimin e rrrugës dhe tabele që të eleminojmë rrezikun", tha Enver Hafizi, Nën/kryetar i Bashkisë Lezhë.

Rrëshqitjet e tokës në lagjen Varosh të Lezhës janë një situatë e përsëritur, pasi edhe me pare ka patur problematika te ngjashme.