Surprise Me!

Ore jashte mesimit ne Banken e Shqiperise

2018-05-12 2 Dailymotion

Ata janë vizitorët më të rregullt të Muzeut në brendësi të Bankës së Shqipërisë. Mesdita e së enjtes ishte parashikuar për nxënësit e klasës së dytë të shkollës ?Servete Maçi? në Tiranë për të marrë edhe më shumë njohuri mbi historinë e monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare.

Vizita e shoqëruar me shpjegimet e specialistëve nis me katin e parë të muzeut, për t'u zhvendosur në të dytin. Ajo merr edhe më vlerë në javën globale të parasë, që për 2018 vjen me lajtmotivin: "Ç'të mbjellësh do të korrësh".

Jo vetëm informacion, por edhe lojëra që zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve, i vënë ata përballë pyetjeve për paranë apo në garë me njëri-tjetrin, si në rastin konkret, kur specialistja në Zyrën e Botimeve dhe Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë u ka dhënë një detyrë.

"Kemi një kartëmonedhë origjinale dhe një kartëmonedhë të falsifikuar. Ato duhet të identifikohen tek ndryshimet", thotë Elsa Zhulali, specialiste në zyrën e Botimeve dhe Kërkimeve në BSH.

Elsa, që të paktën tre herë në javë pret më dhjetëra grupe nxënësish kryesisht të 9-vjeçares, thotë se përveç se janë kuriozë, njohuritë e tyre mbi paranë janë të admirueshme.

Jo vetëm se është java globale e parasë, por edhe për të shenjuar vizitën e tyre në këtë muze, në mbyllje të kësaj ore jashtë mësimit, ka dy dhurata. Një dosje e pasur me informacione për Lekun, si ta vlerësojmë atë dhe një foto me fytyrën e tyre të stampuar në një nga prerjet e kartëmonedhës shqiptare.

Buy Now on CodeCanyon