Regjisori Kiço Londo dhe njëkohësisht drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit Rreze Dielli. I prekur nga zhvillimet e fundit mbi çështjen e teatrit Kombëtar, regjisori shprehu indinjatën e tij gjatë emisionit. Në projektin e ri të Teatrit Kombëtar nuk është pozicionuar godina e Teatrit eksperimental , ndaj pyetjes nëse Teatri Eksperimental do të vazhdojë të ekzistojë si strukturë edhe pas prishjes së godinës Londo i përgjigjet:<br />"Unë jam në heshtje dhe në dhimbje të madhe. Jam tek ëndrrat dhe tek dashuria për teatrin. Teatri ka aktorë të mëdhenj si Robert ndrenika. Kur të kemi arritur që teatri të bëhet një nevojë jetike për publikun, atëherë do të jemi një shoqëri më e lumtur, më e mirë dhe nuk do të ngrihemi duke sharë në mëngjes.Unë jam zhytur në një dhimbje të thellë, -shprehet autori, duke shtuar se "Ata që janë marrë me projektin, nuk e njohin. Unë kam kurajon të them që Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni më i mirë artistik i të gjithë hapësirës shqiptare. Nga 11 teatro që ka Shqipëria, ne marrim 3% të buxhetit dhe duhet të bëjmë 3% të shfaqjeve. Dhe ne vitin e kaluar kemi pasur një mesatare prej 60% shfaqje . Teatri nuk është godina, është marrëdhënia e spektatorit me teatrin. Jemi duke luftuar për të mësuar spektatorin me teatrin.