Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo Bashkiake kanë nisur këto ditë një kasion për zhvendosjen e 215 makinave të braktisura në kryeqytet.

"Pas evidentimit të automjeteve që nisur nga gjendja e tyre dyshohet se janë të braktisura prej kohësh nga zotëruesit apo përdoruesit e tyre ose shfrytëzojnë hapësirën publike si treg shitje, si dhe pas njoftimeve të vendosura nga Policia mbi xhamat e këtyre mjeteve, Policia Rrugore në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka nisur fazën e spostimit të mjeteve që nuk kanë liruar hapësirën apo parkimet e zëna brenda afatit të caktuar nga njoftimet e Policisë", sqaron policia.

Kontrolli i Policisë në lidhje me evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike është shtrirë në të gjithë territorin e kryeqytetit duke vlerësuar edhe ankesat apo informacionet e adresuara nga qytetarët në lidhje me këtë fenomen shqetësues në zonat e banimit të tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/policia-heq-215-makina-te-braktisura