Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri në kuadër të një operacioni të përbashkët hetimor dhe operacional mes Shqipërisë dhe Italisë për shkatërrimin e dy grupeve kriminale të trafikut të drogës që vepronin në Bari.

Operacioni u kodua "Shefi".

Gjithsej janë 43 persona të arrestuar në Shqipëri dhe Itali më 14 mars 2018, dhe 21 prej tyre janë shtetas shqiptarë.

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Etore Cardinali, prokuror i Barit, Drejtor rajona i Antimafias, dolën sot në një konferencë për median për të quajtur sukses të hetimit të përbashkët mes dy shteteve këtë operacion.

Te arrestuarit ne Shqiperi

Mariglen Shusha

Donjal Drolli

Hamit Seferi

Malton Lleshi

Dino Abazi

Dy ne kerkim

Ferhat Hajdini

Fiqiret Seferi

Besim Hajdarmataj: "Nga shkëmbimi i informacionit rezultoi se Mariglen Shusha, Donjal Drolli, Hamit Seferi dhe Malton LLeshi ishin pjesëtarë të një grupi kriminal që vepronte mes Shqipërisë e Italisë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe që ndodheshin në vendin tonë. Nga bashkërendimi i provave dhe puna e përbashkët u bë i mundur lokalizimi dhe në bazë të udhërarrestit ndërkombëtar u prangosën më 14 mars. Ndërsa ndaj dy personave, Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi është dhënë "arrest me burg". Mes të arrestuarve është dhe Dino Abazi, i dyshuar si pjesë e organizatës kriminale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/operacion-i-perbashket-antidroge-shqiperi-itali