Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Republikës së Turqisë, Binali Yildirim, i cili gjithashtu merr pjesë në Forumin Global të Baku-së.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore e vëllazërore, si dhe të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë shqiptarëve ndër vite.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga agjencia shtetërore turke për bashkëpunim dhe koordinim, TIKA, e cila është e pranishme dhe e ka shtrirë aktivitetin e saj mbështetës në të gjithë vendin.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se, mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimeve të drejtpërdrejta turke, që po rriten në mënyrë që qendrueshme, janë të mëdha.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-takon-kryeministrin-turk-turqia-partnere-kryesore-ekonomike