Surprise Me!

Ora News - Sekuestrohet sasi e madhe kanabisi në Novoselë të Vlorës

2018-05-12 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi e madhe droge, kanabis sativa u sekuestrua në Novoselë

Lënda narkotike e ndarë në rreth 30 thasë, me peshë nga 20 deri 30 kg secili, u gjet në një gropë në një zonë të pyllëzuar, pranë Lumit Vjosa, disa kilometra larg fshatit Mifol.

Mësohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë zbuluar drogën e fshehur dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Përllogaritet që sasia e drogës të jetë nga 600 deri në 900 kilogram kanabis sativa, por do të jetë policia ajo që do të bëjë të ditur peshën e saktë.

Sic duket në këto pamje, droga është e grirë, gjendje në të cilën përdoret për tu përpunuar si ?çokollatë?, për lehtësi transporti por njëherësh me vlerë edhe më të lartë.

Pas veprimeve të para, policia e Vlorës ende nuk ka dalë me një njoftim për drogën, por mësohet se pistat si ajo ka përfunduar aty janë dy.

E para dyshohet se podesuesit e kanabisit e kanë lënë në pyll për shkak të frikës së kontrolleve anti drogë që po zhvillohen.

Një tjetër pistë është ajo se lënda narkotike ka qenë e magazinuar diku dhe e ka nxjerrë aty vërshimi i vjosës pak javë më parë.

Forcat e policisë së Vlorës ndërkohë ushtruan kontrolle edhe në disa banesa në fshatin Mifol, por mësohet se nuk është gjetur lëndë narkotike

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sekuestrohet-sasi-e-madhe-kanabisi-ne-novosel-te-vlores

Buy Now on CodeCanyon