Surprise Me!

Vendimi/ Shfuqizohet statusi i Cirkut nga Kombëtar në të Tiranës

2018-05-12 1 Dailymotion

Vendimi i Këshillit te Ministrave i datës 7 Mars 2018 shfuqizon statusin e Cirkut Kombëtar duke e përjashtuar atë si institucion të pushtetit qendror dhe e kalon në pronësi të Bashkisë të Tiranës. Ka qenë pikërisht ky vendim që ka mbledhur Sindikatën e Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, ku edhe pse kanë kërkuar sqarim nga ana e Ministrisë së Kulturës, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Përfaqësuesi i Sindikatës, Rudi Sata shprehet për Report Tv se ky vendim është në shkelje të ligjit.<br />?Nga cirk Kombëtar e quan Cirk të Tiranës, në një kohë kur cirku Kombëtar e ka marrë këtë status nga dispozita ligjore datë 18/11/2010 dhe është miratuar nga ¾ e Parlamentit. Dhe nuk ndodh kurrë që një akt nënligjor siç është VKM të prevalojë mbi dispozitat ligjore?, tha Sata.

Buy Now on CodeCanyon