Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mediat italiane i janë rikthyer investigimeve mbi veprimtarinë e kompanive të Call Center në Shqipëri. Sipas një investigimi të kryer nga ?Il Tirreno?, shoqëritë Call Center shesin në tregun klandestin numra telefoni, kode fiskale e adresa të përdoruesve italianë që më pas shfrytëzohen për promocione në telemarketing.

Shoqëritë call center që operojnë në Shqipëri për llogari të mjaft kompanive italiane janë kthyer në vëmendjen e mediave vendase nën akuzën se abuzojnë me të drejtën e privatësisë për klientët italianë.
Sipas investigimeve të kryera nga media italiane "Il Tirreno" disa prej shoqërive call center shqiptare shesin në tregun klandestinë numra telefoni, kode fiskale e adresa të italianëve që më pas shfrytëzohen për promocione në telemarketing.
Ky investigim ka bërë që më datë 10 shkurt 2018 Autoriteti Italian i Garantit të Privatësisë të nisë një letër formale Autoritetit të Garantit të Privatësisë në Shqipëri, bazuar dhe në marrëveshjen e përbashkët të nënshkruar 3 vite më parë, ku i kërkohet kontrolli i tregtimit të numrave të telefonit dhe të dhënave të utentëve italianë në Shqipëri.
Autoriteti i Garantit për Privatësisë në Itali më datë 15 shkur 2018 ka marrë masa për pezullimin e punës së një shoqëri italiane që operon në rajonin e Kampanjës e cila kishte blerë në mënyrë ilegale nga një shoqëri shqiptare call center rreth 440 mijë numra telefoni të utentëve italianë që janë përdorur më pas për oferta të telemarketingut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/investigimi-call-centerat-po-shesin-numrat-e-telefonave-te-perdoruesve-italian