Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tronditje të karakterit mendor e cilësoi kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se emigracioni nuk është një fenomen i keq.

Në një konferencë me gazetarët, Vasili tha se sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave 7-17 vjeç në Europë.

Vasili: Të flasësh kështu për emigracionin do të thotë që mendja ka një problem. Sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave të reja 7 deri në 17 vjeç në Evropë, e certifikuar jo nga unë por nga organizatat ndërkombëtare. Kjo është shuplaka më e fortë për një të paditur dhe shkollëpakët, përveçse mizor ndaj shqiptarëve.Shqipëri me 2 milion e 800 mijë që i ikin 400 mijë njerëz nuk është parë. Kjo nuk është parë as në vitet më të frikshme të emigracionit evropian para 120 vitesh. Bëhet fjalë para Luftës së Parë Botërore, që ishin momente të një trazimi të madh botëror. Shqipëria sot përballet me një krizë të tillë. Fakti që kemi numrin më të madh të grupmoshës 7 deri në 17 vjeç kjo është jo thjesht një kambanë alarmi por damka e turpit për një Kryeministër, i cili jo thjesht t?i qaset kokëulur dhe i turpëruar këtij problem flet me krenari ?Ani se ska problem?. Këta 7-17 vjeçarë që nuk kanë mundësi të mbushin barkun me bukë shkokan për turizëm në Evropë, sipas këtij shkollëpakti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/emigracioni-jo-i-keq-vasili-deklarata-me-tronditje-mendore