LEZHE - Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre. Report Tv mësoi i pari ekskluzivisht prangosjen e kryebashkiakut i zgjedhur në qershor 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur "Rana e Hedhun", ndërsa dosja në ngarkim të tij është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Dokumenti me firmen e Fran Frokajt që konfirmonte në mënyrë të rreme se toka ranore ishte tokë bujqësore është prova më e fortë që e lidh kryetarin e bashkisë Lezhë në këtë abuzim me pronat.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit të arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës. Në pamjet ekskluzive duket Frrokaj teksa ecën në këmbë pasi ka lënë zyrën në Bashki, i shoqëruar nga pesë efektivë policie civilë, ndërsa pak metra më andej presin dy automjete të policisë. Në pranga ka rënë edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi, dy zyrtarë bashkiakë, ish-kreu i Hipotekës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste. 12 janë vënë pranga, ndërkohë që janë në kërkim 11 të tjerë.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe 11 personave të tjerë, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2.