Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka kaq shumë pyetje që kërkojnë përgjigje sot në Shqipëri për leximin dhe librin për fëmijë e të rinj. Botuesit shqiptarë oraganizojnë Festivalin e Parë të Letërsisë kushtuar këtyre grupmoshave ose lexuesve të së adhmes. Çfarë duan fëmijët dhe çfarë u japin të rriturit?

Është leximi diçka e përfillshme për fëmijët? I afrohen ata librit me vullnet personal apo thjesht për të përmbushur një detyrë shkollore? Janë disa nga shumë pyetjet që të nxit ky festival i parë i letërsisë për fëmijë dhe të rinj, gjatë këtyre tri ditëve në Muzeun Historik Kombëtar.

Vajza: Kam shumë dëshirë librat që flasin për natyrën.

Gazetarja: Është zgjedhja jote apo jua ka orientuar në klasë mësuesi?

Vajza: Jo është zgjedhja ime, më pëlqen mua dhe dua ta blej.

Gazetarja: Sa orë lexon në ditë? Lexon rregullisht?

Vajza: Një orë e gjysmë mund të lexoj një libër.

Gazetarja: Cfarë ndjen ti kur lexon një libër të bukur? Cfarë përjetimi ke?

Vajza: Se di, më duket sikur jam brenda librit, sikur jam aty brenda në personazh.

Shoqata e botuesve ka ftuar të gjithë ata që kontribuojnë sot për letërsinë e fëmijëve dhe të rinjve. Përkthyesit, shkrimtarët, studiuesit do duhet t?i riformulojnë para këtyre grupmoshave çështjet tradicionale për leximin dhe shijet e të lexuarit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lexuesit-e-se-ardhmes-festivali-i-pare-i-letersise-femije-dhe-te-rinj