Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hetimet në bashkinë e Lezhës kanë nisur në vitin 2017 kur në prokurori u denoncuan rastet e tjetërsimit të pasurive.

Pas plotësimit të dosjeve në pranga u vendosën 12 persona, ndër të cilët dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj. Në kërkim janë shpallur dhe 11 persona.

Mara: Në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur ?Rana e Hedhun?.

Por operacioni nuk përfundon këtu.

"Ka raste të tjera ndjekje, por për efekt sekreti hetimor".

Sipas drejtorit të policisë së Lezhës, Ferdinand Mara, sipërfaqja bregdetare u kthye në tokë bujqësore për tu ndarë në mënyrë të pa drejtë.

Mara: Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar si toka të kategorisë ?Arë? dhe ?Pemtore?.

Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës.

Për këtë qëllim, duket se të gjithë të akuzuarit ishin përfshirë në një skemë bashkëpunimi.

Mara: Pas regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme Lezhe, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave te bllokuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pervetesuan-234-ha-toke-tek-rana-e-hedhun-provat-qe-implikojne-kryebashkiakun-frrokaj