Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lufta politike e mazhorancë-opozitë në Tiranë po reflektohet edhe në këshillat bashkiakë.

Edhe pse jemi rreth një vit larg zgjedhjeve vendore, në disa rrethe ka nisur një valë lëvizjesh mes të zgjedhurve vendore.

Me e prekura është Lëvizja Socialiste për Integrim, nga e cila në pak ditë janë larguar 9 të zgjedhur nën siglen e saj.

Të gjithë i janë bashkuar grupit të Partisë Socialiste në qeverisje.

Pas Gjirokastrës dhe Fierit, lëvizjet e këshilltarëve prekën edhe Këshillin Bashkiak të Belshit, ku tre këshilltarët të LSI dhe dy nga partitë e vogla të djathta iu bashkuan grupit të PS.

Arsyet të gjithë i gjejnë tek opozita e LSI dhe bashkëpunimi me PD.

"Ne jemi zgjedhur për të punuar për Belshin, për ta ndryshuar atë".

Këto lëvizje nuk ndryshojnë balanca në parlamentet lokale por përforcojnë grupet e Partisë Socialiste.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-se-po-i-ikin-drejt-ps-se-keshilltaret-bashkiake