Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vrasja e Lirije Lamit më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, është pranuar me gojën e saj nga nusja 21-vjeçare, Marjana Cmeta. Ajo e ka pranuar krimin para hoxhës, Hysen Shehu, i cili e filmoi. Ora News ka siguruar videon ekskluzive dhe transkriptin e plotë të rrëfimit të autores.

Marjana Cmeta ka pranuar me gojën e saj se ka vrarë vjehrrën, 48-vjeçaren Lirije Lami. Vdekja e Lamit, më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, u raportua si vdekje natyrale, ndërsa rrëfimi i Oltjan Lamit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, zbuloi gjithçka.

Më poshtë po ju paraqesim rrëfimin e plotë të 21-vjeçares Marjana Cmeta, para hoxhës Hysen Hoxha. Videon e regjistroi hoxha me kamera, në maj të vitit të kaluar, pak javë pas vrasjes së Lirijes.

Ora News zbardh transkriptin e plotë të rrëfimit të autores

Nusja- I thashë që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat.

Hoxha- Po.

Nusja- Më tha, ma jep, i thashë që ka erë të keqe, nuk e duron dot dhe i mbusha një bravo.

Hoxha-Ëhëëë.

Nusja- Në momentin që po e pinte, nuk e di po më vriste aq shumë këtu.

Hoxha- Të iki magjistarja, të eleminohet këtu.

Nusja-Kur filloi tu u bo keq e më keq.

Hoxha- Po pastaj nuk fillova tu u ndje keq se filloi ëëë, duke bo ca shikime ke parasysh edhe foli me vete, ishte e pavetëdijshme, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mosh ashtu ja boni, çfarë të bëj unë ku të shkoj, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u dukte që ishte tu fol me dikë. Mu aty mu fut frika.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekzkluzive-ora-news-video-ja-e-rrefimit-te-nuses-tek-hoxha-ku-tregon-vrasjen-e-vjehrres